Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Penalltitë, makthi i Jorginhos/ Pas Italisë, ngec edhe me Chelsea-n

Penalltitë janë kthyer në makth për Jorginhon, qoftë kur luan me kombëtaren Italisë, por së fundmi edhe me Chelsea-n.

Rasti i fundit ishte kur mesfushori humbi një goditje nga pika e bardhë e penalltisë në ndeshjen kundër West Ham, e cila deri në minutën e 87’ kur ndodhi ky episode ishte në rezultatin 0-0, dhe vetëm në minutën e 90’ pas një goli nga Pulisic “blutë” mundën të merrnin tri pikët.

Ndërsa ka folur për “Sky Sports” italiani tha: “Ka presion në ndeshje të tilla, të cilat duhet t’i fitosh në minutat e fundit. Përpiqesh që ta izolosh veten nga presioni, por është e vështirë që të fokusohesh. Si gjithmonë unë përpiqem që ta izoloj veten nga ky presion, por këtë herë nuk funksionoi. Kur ke një dyshim sado të vogël, aty gabon. Kisha kohë që ta mendoja dhe kërkoj falje. Ndjehem shumë keq”.

Megjithatë humbja e penalltisë të dielën kundër West Ham nuk ishte zhgënjimi i parë për 30-vjeçarin, pasi episode të tilla i kanë ndodhur edhe në dy raste me përfaqësuesen e Italisë dhe duket se mesfushori nuk po di se sit ë dalë nga ky makth.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...