Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pendohet Maradona, do t’i kërkojë ndjesë Lionel Messit

Vetëm 4 ditë më parë legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona sulmoi ashpër yllin aktual të “albiçelestëve”, Lionel Messin.

“nuk mund të jetë lider në person, që shkon mbi 20 herë në banjë, para çdo ndeshjeje”, deklaroi Maradona, duke “shigjetuar” Lionel Messin, i cili ka qenë lideri dhe kapiteni i Argjentinës, kohët e fundit.

Gjithsesi sot ka reaguar avokati i Maradonës, i cili ka thënë se Diego është ndjerë keq nga deklaratat që ka lëshuar dhe se do të telefonojë Messin, për t’i kërkuar ndjesë.

“Ai nuk ka dashur të sulmojë Messin, por të evidentojë faktin që ndaj tij po ushtrohet shumë presion, ndaj edhe ka folur në atë mënyrë. Gjithsesi tashmë është ndjerë shumë keq që kjo është interpretuar në këtë mënyrë, ndaj do të telefonojë Messin, për t’i kërkuar falje”, deklaroi avokati i Maradonës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...