Arthur Melo u huazua shtatorin e kaluar nga Juventusi te Liverpooli, por mesfushori nuk ia ka dalë të debutojë në Premier League. Një dëmtim i rëndë e mbajti larg fushave deri në fundin e muajit shkurt.
Ndërkohë, edhe pse është rikuperuar ai nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Jurgen Klopp. As Juventusi nuk dëshiron ta mbajë dhe braziliani duhet të gjejë një tjetër skuadër.
Në një prononcim për Goal.com, 26-vjeçari latin zbulon se ishte shumë afër Valencias përpara se të kalonte në “Anfield” te Liverpooli.
Lexo edhe:
- VIDEO/ “Maradona” në festë, Fiorentina bën “korridorin e nderit” për kampionët
- Dominim i Red Bullit në Miami, Verstappen thellon diferencën me Perez
- VIDEO/ Përleshje e gjashtë lojtarë me karton të kuq, degjeneron “Superclasico”
- Koret raciste ndaj Vlahovicit, reagon edhe presidenti i FIFA-s
“Kam edhe dy vite kontratë me Juventusin. Akoma nuk kam biseduar për të ardhmen time. As me drejtuesit, agjentin apo familjen time. Ekziston një marrëdhënie respekti mes meje dhe Juventusit.
La Liga? Më tërheq shumë kampionati spanjoll. Mund t’i jap vetes një tjetër shans nëse rikthehem në Spanjë. U përshtata shumë mirë në La Liga.
Preferoj të kaloj tek një ekip që e bazon lojën te qarkullimi i topit. Bisedova me drejtuesit e Valencias, por më pas ata vendosën të merrnin një tjetër lojtar.
Fola edhe me Gattuson, një person të cilin e vlerësoj dhe e admiroj shumë. Në fund nuk u gjet akordi mes Juventusit dhe Valencias. Më pas doli në skenë Liverpooli. Ata vunë bast për mua, u jam shumë mirënjohës”, u shpreh Arthur.
