Manchester City e mbylli në barazim 1-1 takimin e parë ndaj Leipzig, sfidë e vlefshme për raundin e 1/8-ve në Champions League.
Avantazhi i Riyad Mahrez u zhvlerësua nga goli i kroatit Josko Gvardiol. Skuadra çerekfinaliste do të mësohet në duelin e kthimit në “Etihad Stadium” (14 mars).
Pep Guardiola vendosi një rekord në sfidën e luajtur në tokën gjermane. Trajneri spanjoll nuk kreu asnjë zëvendësim gjatë ndeshjes!
Një gjë e tillë kishte ndodhur për herë të fundit nga Jose Mourinho në kompeticionin e Champions League.
Luhej United-Juventus (0-1), “Special One” drejtonte anglezët dhe e mbylli duelin me të njëjtët lojtarë me të cilët e nisi.
