Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pep Guardiola kundër rrymës: Çmimin e meritonte De Bruyne para Salah

Pep Guardiola “kundërshton” verdiktin e Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë në Angli, që e vlërësoi me çmimin “Futbollisti i Vitit” sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah. Sipas teknikut të Manchester City-t, këtë çmimin e meritonte Kevin De Bruyne, edhe pse ka shënuar vetëm 12 gola në kampionat, gati sa 1/3-ën e Salah, pasi ka patur ndkimin më të madh në lojën e “Citizens”.

“Në pikëpamjen time, nëse analizon paraqitjen përgjatë 10 muajve, nuk besoj se dikush është më i mirë se Kevin De Bruyne në termat e vazhdimësisë. Ndoshta ka futbollistë me statistika (golat e shënuar) më të mira, por për mua ai është më i miri. Mua më pëlqen të mëndoj se ai e meriton dhe të mos harrojmë që ai do t’i shijojë pushimet verore si kampion.”

Manchester City rrezikon të dënohet nga Federata e Futbollit për shkak të pushtimit  të fushën së “Etihad” nga tifozët gjatë festës së titullit, por Pep u shpreh se nuk ka asnjë problem, sepse nuk mund t’ua mohonte këtë kënaqësi fansave. Spanjolli dha edhe një lajm të mirë për tifozët e Anglisë, duke i siguruar se mbrojtësi John Stones do të jetë gati për Botërorin, pasi po riaftësohet në kohë nga dëmtimit që pësoi kohë më parë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...