Connect with us

Hi, what are you looking for?

Carabao Cup

Pep Guardiola: Kurrë trajner i Man. United apo Real Madridit!

Pep Guardiola është i sigurt se në jetën e tij nuk do të trajnojë kurrë Manchester United ose Real Madridin edhe nëse ai nuk do të ketë një oferta të tjera pune. Këtë deklaratë e dha para ndeshjes së parë gjysmëfinales së Carabao Cup (League Cup) mes Manchester United dhe Manchester City, që do të zhvillohet këtë të martë, në orën 21:00.

“Pas përvojës me Manchester City-n, kurrë nuk do të stërvis Manchester United. Nuk do të drejtoj kurrë as Real Madridin. Do të jem në Maldive, me pushime, nëse nuk do të kem oferta. Epo, në Maldive ndoshta jo sepse nuk ka kurse golfi…”.

Trajneri katalan ka analizuar se çfarë do të thotë derbi i Mançesterit duke iu referuar frazës së Sir Alex Ferguson, i cili, kur“bluja e qiellit” filloi të triumfonte dhe të nënshkruante me “yje” e futbollit pas vërshimit të parave të sheikëve arabë, i etiketoi rivalët e qytetit si “fqinjët e zhurmshëm”.

“Gjatë kohës kur nuk isha këtu, ndoshta ishim fqinjët e zhurmshëm, tani nuk e di se çfarë jemi. Derbit në Spanjë ishin kundër Espanyolit dhe Real Madridit, kurse këtu kundër United. Në Angli ka shumë ekipe të mira, jo një ose dy si në vendet e tjera. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për tifozët tanë.”

Guardiola e vlerësoi kundërshtarin e tij, duke kujtuar së në derbi mund të ndodhë gjithçka.

“United është një ekip i madh në Angli dhe mund të fitosh ose të humbësh përballë tyre. Kur luani kundër të njëjtit kundërshtar shumë herë, ju merrni të gjitha llojet e rezultateve. Nuk mendoj se do t’i mposhtim në të gjitha ndeshjet”.

Kujtojmë që në derbin e parë të sezonit në Premier League, Manchester United fitoi 1-2 në “Etihad”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...