Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Pepe dhe Ramos, dy rekordmenët e Portugalisë

Kupa e Botës Katar 2022 po dhuron spektakël në fushën e lojës dhe plot surpriza. Por jo vetëm, pasi në shumë sfida janë thyer rekorde të shumta. Në sfidën Portugali – Zvicër e cila përfundoi me rezultain 6-1 në favor të luzitanëve, mbrojtësi Pepe me golin e shënuar u bë futbollisti më i vjetër i cili shënon gol në fazën me eleminim direkt në të gjithë historinë e turneut.

Mbrojtësi portugez theu rekordin e legjendës Roger Milla. Ish-sulmuesi kamerunas e mbante rekordin e mëparshëm me golin e tij përballë Kolumbisë në moshën 38-vjeç e 34 ditë, ndërsa Pepe realizoi në moshën 39-vjeç e 283 ditë.

Megjithatë, ky nuk ishte rekordi i vetëm pasi Goncalo Ramos, heroi i sfidës ndaj Zvicrës i cili shënoi 3 gola, u fut në histori si portugezi më i ri që shënon në fazën me eleminim direkt në Kupën e Botës, në moshën 21-vjeç e 169 ditë.  Por jo vetëm pasi Ramos u bë lojtari i dytë më i ri që shënoi tre gola në një ndeshje eliminatore të Kupës së Botës pas legjendës Pele në vitin 1958.

Gjithashtu Ramos realizoi tre golëshin e parë në këtë Kupë Bote dhe portugezi është lojtari i parë që shënon tre gola në debutim në një Kupe Bote, që nga Klose në vitin 2002.

Portugalia dhuroi spektakël në fushë e lojës edhe pa Cristiano Ronaldon si titullar, ndërsa në çerekfianle, luzitanët do të përballen me Marokun.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...