Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Për 10 edicione fitues të Champions League, lojtarët kroatë shkruajnë historinë

Kroacia është një shtet me afro 4 milionë banorë dhe pak vite më parë shkroi historinë, me kombëtaren kroate që u shpall nënkampione në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Një brez i jashtëzakonshëm lojtarësh dhe kjo vërtetohet edhe me një fakt shumë interesant, pasi në 10 edicionet e fundit të UEFA Champions League, skuadrat fituese kanë pasur të paktën një kroat në skuadër.

Në 2012-2013, Kroacia u krenua me Mandzukic (Bayern Munich), ndërsa në edicionin pasardhës ishte radha për Luka Modric (Real Madrid).

Në sezonin 2014-2015 ishte momenti i Ivan Rakitic (Barcelona), ndërsa në tre sezonet e radhës, 2015-2016, 2016-2017 dhe 2017-2018 në “fronin” e Europës u ngjit përsëri Luka Modric, me mesfushorin i cili kishte në skuadër edhe bashkëatdhetarin Mateo Kovacic (Real Madrid).

Ne edicionin pasues, 2018-2019, flamurin kroat e përfaqësoi mbrojtësi Dejan Lovren (Liverpool), ndërkohë në 2019-2020 ishte radha e Ivan Perisic (Bayern Munich).

Edicionin e kaluar në “majën” e Europës u rikthye Mateo Kovacic (Chelsea), ndërsa në fund, pak ditë më parë, Luka Modric (Real Madrid) triumfoi për herë të pestë në karrierën e tij në Champions League.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...