Itali

Për De Biazin nuk ka dyshime, shpall një lojtar të Interit si më të mirin e vitit 2021

I ftuar në Studio Aperto, ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi nuk ka pasur dyshime mbi atë që për mendimin e tij personal mund të konsiderohet si futbollisti më i mirë i vitit. Tekniku italian që aktualisht është pjesë e Azerbaxhanit, ka zgjedhur Nicolo Barellën e Interit për një sërë arsyesh të cilat ai i ka shpjeguar me detaje.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

“Për lojtarin më të mirë të vitit 2021 do të zgjidhja Nicolo Barellën, e them shumë sinqerisht këtë. Mua më pëlqejnë shumë ata lojtarët protagonist, që nuk kursehen kurrë dhe që kanë guximin edhe për të tentuar portën nga distanca.

Sepse kjo tregon se një lojtar është i gatshëm të marrë përgjegjësi. Barella është një djalosh i ri me perspektivë të madhe dhe që është një pikë shumë e rëndësishme për Italinë. Mendoj se në pikëpamjen time, Barella është lojtari i cili identifikon më së miri modelin e futbollistit të zhvilluar dhe me perspektivë të madhe”, u shpreh De Biasi.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency