Muajt e fundit kanë rezultuar të suksesshëm për Novak Djokovic i cili ka hedhur pas krahëve problemet fizike dhe është rikthyer në majë teksa triumfoi edhe në Grand Slam-in e parë të vitit në Australian Open.
Tashmë, në moshën 35-vjeçari sheh të sfidohet edhe nga të rinjtë e talentuar që i janë shfaqur botës së tenisit, megjithatë para eventit të radhës ATP 500 në Dubai, shprehet se rivali i tij kryesor mbetet Rafael Nadal, edhe pse nuk i kurseu fjalët e mira për Carlos Alcaraz.
“Alcaraz është numri dy në botë dhe deri më tani ka qenë i shkëlqyer. Ka arritur në nivele të larta dhe kjo është karakteristikë e një lojtari të maturuar, edhe pse ai ka nuk shumë eksperiencë. Nadal? Kam një duel tjetër me Nadal dhe rivaliteti me të nuk shuhet për një vit e gjysmë ku dikush ka bërë mirë dhe një tjetër ka bërë më pak mirë.
Për mua Nadal ka qenë rivali më i madh dhe me shumë mundësi do të mbetet kështu deri në fundin e karrierës”, u shpreh “Nole”. Kujtojmë se dyshja Nadal-Djokovic ndajnë edhe rekordin për më shumë Grand Slam të fituar , 22 të tillë dhe me siguri do të tentojnë deri në fundin e karrierës për të mbajtur fronin të gjithin për vete.
