Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Për fat, s’po bie shi”, Kodra: Terreni? Nuk ka ankesa! Sa tifozë kuqezi do na mbështetin

Në një lidhje direkte me emisonin “KUQ E ZI” SuperSport 2, Fatjon Kodra, zëdhënësi për shtypin i FSHF-së dhe kombëtares shqiptare, flet përpara fillimi të ndeshjes.

Atmosfera? Sot, ndryshe nga dje, kushtet e motit janë më të mira. Nuk po bie shi, për fat të mirë. Temperatura është normale, 10-12 gradë. Kushtet e fushës janë të mira, është një fushë ku tapeti është vendosur një vit më parë.

Komenti i lojtarëve për terrenin? Nuk është se ka pasur komente negative. Terreni nuk është i keq, është një fushë sintetike e nivelit të mirë. Por nuk është se ka lojtarë që preferojnë fushën me bar sintetik. Gjithsesi, të gjithë janë të përgatitur, ata e dinë se duhet të përshtaten me këtë terren. Nuk janë ankuar.

Lexo edhe: 

Situata? Nuk ka pasur festë pas ndeshjes me Moldavinë. Situata në dhomat e zhveshjes ishte krejtësisht normale. Ishin të gjithë të ndërgjegjshëm se ishte kryer detyra. Ajo ndeshje është harruar, fokusi është tek Ishujt Faroe. Nuk ka shenja euforie.

Trajneri ka punuar për ta mbajtur ekipin në një presion të mirë, presion pozitiv. Menaxhimi pas fitores me Moldavinë, është shumë i mirë. Edhe përgatitja për takimin ndaj Ishujve Faroe.

Lënia në stol e Uzunit? Është një pyetje për trajnerin. Pas ndeshjes me Moldavinë kishte goxha lojtarë që e ndjenë lodhjen. E vuajtën disi pjesën fizike. Ndonjëri prej tyre ka pasur edhe lodhje apo shqetësime të vogla.

Trajneri është treguar i kujdesshëm për të menaxhuar forcat. Dhe ka vendosur të bëjë rotacion. Edhe Uzuni dhe Bare, të cilët kanë pasur shqetësime të vogla, janë gati të japin kontributin e tyre gjatë ndeshjes.

Tifozët? Stadiumi ka 6 mijë vende kapacitet. Nga shifrat zyrtare, mendohet se janë shitur deri tani 2600 bileta. Një shifër më e vogël se ndeshja Ishujt Faroe-Çeki (rreth 3 mijë). Tifozët shqiptarë janë rreth 60, të cilët do të jenë të pranishëm në këtë transfertë”, deklaroi Kodra.

Ishujt Faroe-Shqipëri do të transmetohet live në SuperSport 2 (20:45).

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...