Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Për herë të parë trajner, Yaya Toure rikthehet në Angli

Ish mesfushori i Manchester Cityt dhe Barcelonës, Yaya Toure rikthehet në Angli, këtë herë në rolin e trajnerit. Mediat angleze raportojnë se ish futbollistit nga Bregu i Fildishtë i është ofruar roli i trajnerit të një ekipi moshash në akademinë e Tottenhamit.

Prej kohës Toure jeton shumë pranë qendrës stërvitore të Tottenhamit dhe u ka shërbyer “Spurs”-ave si ndihmës-menaxher në Ukrainë e Rusi, ndërsa tani do të marrë për herë të parë drejtimin e një skuadre, ndonëse moshash.

Krahas Toure, Tottenhami ka rikthyer në bazë edhe ish sulmuesin Jermain Defoe, i cili gjithashtu do të jetë trajner i njërit prej ekipeve të moshave të akademisë së “Spurs”-ave.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...