Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“Për këtë turne ia vlen edhe të japësh jetën”, Nadal: Është objektivi im i vetëm

Rafael Nadal u rikthye pas tre muajsh mungesë në një turne tenisi dhe këtë e bëri në terrenin e tij të provuar, dheun, në turneun e Barcelonës. Një turne që zgjati pak duke qenë se spanjolli u eliminua në raundin e dytë nga De Minaur, mirëpo 37-vjecari nuk shqetësohet ndërsa theksoi se është duke punuar për një objektiv të vetëm, triumfin në Roland-Garros.

Nadal, që është edhe rekordmeni i Grand Slam-it parizien me 14 tituj të fituar, u shpreh se për Roland-Garros ia vlen që edhe të “vdesë” në fushë.

Lexo edhe:

“Kjo ishte një humbje e merituar për mënyrën si luajta, por nuk ishte nga ato ndeshje që ia vlen edhe të japësh jetën. Unë dua që të vazhdojë të përmirësohem fizikisht dhe të bëj maksimumin aty ku ka vërtet rëndësi.

Do të kërkoj që të bëj një hap më shumë në Madrid më pas në Romë dhe në fund Parisi. Aty është momenti final për të dhënë gjithçka nga vetja dhe të ndodhë çfarë të ndodhë.

Gjithmonë nëse trupi më lejon të shtyj aq sa unë pretendoj. Shpresoj që të bëhem më shumë kompetitiv me kalimin e ditëve dhe që të jem në gjendje të zhvilloj një Roland-Garros pozitiv”, u shpreh Nadal.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...