Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Për mua ai është thjesht një palaço”, mbrojtësi i Copenhagen kundër Garnachos

Copenhagen arriti një fitore historike në Champions League teksa mposhti Manchester United me shifrat 4-3. Pavarësisht suksesit, një prej lojtarëve të skuadrës daneze, Denis Vavro nuk i kanë dalë ende nervat me lojtarin Alejandro Garnacho.

Vavro zbuloi se në momentin kur Copenhagen fitoi të drejtën e ekzekutimit të 11-metërshit në fundin e pjesës së parë, Garnacho u afrua te pika e bardhë dhe tentoi të prishë terrenin. Ish-mbrojtësi i Lazios, theksoi se ky veprim i argjentinasit është fëmijënor ndërsa shtoi se për të, Garnacho është thjesht një palaço.

Lexo edhe: 

“E pashë Garnachon që po mundohej të prishte terrenin te pika e bardhë e penalltisë në favorin tonë. Për fat një prej shokëve të mi ishte aty pranë dhe nuk e lejoi të dëmtonte terrenin. Është hera e dytë që e bën diçka të tillë.

Për mua ai është thjesht një palaço, me mentalitetin e një fëmije. Është ndryshe kur e bën këtë në minutën e 97 para publikut tënd, dhe është diçka tjetër ta bësh në transfertë para tifozerisë kundërshtare, për më tepër që bëhej fjalë për pjesën e parë të takimit”, theksoi Garnacho.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...