Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Për rinovimin e Icardit, zgjidhja vjen nga familja Zhang

Deklaratat e orëve të fundit të Wanda Narës me sa duket fshihnin një detaj të rëndësishëm, rinovimi i Mauro Icardit me Interin duket se do të përfundojë shumë shpejt me “tymin e bardhë”. Për të zhbllokuar ngërçin e krijuar ka ndërhyrë drejtpërdrejt familja Zhang, njëherazi pronari Jindong si dhe Presidenti Steven, për të ndarë termat e fundit financiarë me një ofertë prej 7 milionë eruosh në sezon, plus klauzolën e largimt që do të rritet duke shkuar në shumën e 180 milionë eurove.

Pas duelit verbal të javëve të shkuara, ku deklaratat e bashkëshortes-agjente të Icardit patën bezdisur Ausilion dhe Marottan, më në fund vjen zgjidhja “deus ex machina”. Tashmë palët duket se janë afruar më shumë drejt marrëveshjes, aq sa firma për rinovimin e kontratës së re të kapitenit Icardi duket thjesht si një formalitet.  Numrit 9 të zikaltërve i ofrohet tashmë një kontratë e re e përmirësuar në termat financiarë, që i sigurojnë atij një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon nga 4.5 që është aktualja, ku me siguri nuk do të mungojnë bonuset, ndërkohë që klauzola e largimit të kapitenit zikaltër shkon nga 110 në 180 milionë euro.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...