Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Për të përsëritur historinë në Europë, kampionët e Kosovës vijnë në SuperSport

ballkani
ballkani

Ballkani gjen në pengesën e fundit për në grupet e Conference League, bjellorusët e Bate Borisov. Të besuarit e Ilir Dajës duan që për të dytën herë radhazi të arrijnë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kampionët e Kosovës vijnë pas 4 fitoreve radhazi në Europë, ndërkohë që kanë marrë 6 pikë të plota edhe në 2 javët e para të kampionatit duke dëshmuar një formë mjaft të mirë.

Të enjten në Prishtinë do të luhet akti i parë i “play-off”, ndaj Bates që edicionin e shkuar u rendit e treta në kampionat, ndërkohë që në rrugën e saj në Europë ka treguar se nuk është në momentet e saj më të mira. Në “Fadil Vokrri”, skuadra nga Suhareka synon që të marrë një rezultat pozitiv, që në sfidën e kthimit të ketë dhe qetësinë e avantazhit.

Lexo edhe: 

Kjo përballje do të vijë live dhe ekskluzivisht në ekranin e SuperSport/Digitalb, me kampionët e Kosovës që pritet të na dhurojnë një tjetër ndeshje të madhe. Skuadra e Dajës tashmë ka dhe eksperiencën me vete, e pretendon të bëhet e para skuadër shqiptare që merr pjesë dy herë radhazi në grupet e një kompeticioni të UEFA-s.

Bate Borisov nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm, teksa këtë edicion pasi kaloi Partizanin në turin e parë të Champios u “shpartallua” nga Aris në raundin e dytë me rezultatin e përgjithshëm 11-5. Më pas në Europa League u eliminua nga moldavët e Sheriff Tiraspol me rezultatin e të dyja ndeshjeve 7-3 e tani në Conference League luajnë ndaj kampionëve të Kosovës.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...