Mirlind Daku është përzgjedhur lojtari më i mirë javës së 25-të në elitën e futbollit slloven. Sulmuesi i Mura shënoi 2 gola në ndeshjen e fundit ndaj Maribor, duke i dhënë skuadrës së tij tre pikët e duke shkuar në kuotën e 13 golave këtë edicion. 25-vjeccari shënoi fillimisht në të 20-ën, por ekipi i tij u ndëshkua vetëm 7 minuta më vonë. Megjithatë, lojtari i lindur në Gjilan pak para fundit të pjesës së parë shënoi dhe golin e dytë të sfidës, me shifrat që nuk ndryshuan deri në fund.
Lexo edhe:
- Mirlind Daku/ Nga hapat e parë të karrierës, te mundësia për t’u veshur kuqezi
- Faza e 1/8-tave, Jorgjit i besohet ndeshja e skuadrës italiane në Conference League
- Sylvinho flet për përgatitjet për Poloninë: Do të ketë prurje të reja, dua disa liderë
Performanca e tij në ndeshjen ndaj Maribor ka bërë që ai të jetë mes 11-shes më të mirë të javës, e njëkohësisht lojtari me rendimentin më të lartë. Kjo është hera e dytë që sulmuesi është lojtari i javës, ndërsa rreshtohet në formacionin më të mirë për të pestën herë këtë edicion, teksa ka qenë mes 11 më të mirëve dhe në javën e dytë, të gjashtë, të dhjetë dhe të trembëdhjetë.
Daku mund të jetë një alternativë dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila do të nisë fazën kualifikuese për kampionatin europian në datën 27 mars ndaj Polonisë në Varshavë. Mungesa e Brojës mund të bëjë që trajneri Sylvinho t’i bëjë vend në skuadrën kuqezi duke nisur që nga kjo përballje.
