Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Për titullin e Liverpoolit mendon edhe Benitez, ndalet hovi i United!

Rafael Benitez trajneri që nuk arriti të fitonte dot titullin kampion me Liverpoolin gjatë periudhës që ishte trajneri i The Reds, i ka dhënë një asist të shkëlqyer ish skuadrës së tij në garën për të fituar titullin e Premier League një trofe që Liverpoolit i mungon që nga viti i largët 1990. Benitez me Newscatle United mposhti 2-1 Manchester City-in e Guardiolës në St James Park. Një fitore që i largon disi nga fundi i renditjes qymyrxhinjtë por që mbi të gjitha i jep një mundësi fantastike Liverpoolit që në rast se mposht Leicester City-in neser në mbrëmje në Anfield mund ta çojë sërish në +7 avantazhin ndaj City-it në renditje. Pas 8 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet skuadra e Guardiolës mori një shuplakë të rëndë që për më tepër erdhi me përmbysje rezultati. Citiziens e nisën në dishezë sfidën pasi Sergio Aguero shfrytëzoi asistin e David Silvës duke shënuar pas 25 sekondash lojë. Por në pjesën e dytë u ringjall Newcastle që iu fal golave të Rondon dhe Rithcie me penallti për të marrë tre pikë jetike në garën për mbijetesë në Premier League. U ndal në kuotën 8 fitoreve rresht ecuria perfekte e Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester United. Djatë e Kuë barazuan 2-2 me Burnley në Old Trafford në një ndeshje që askush se priste. United arriti të merrte një pikë edhe pse ishte në avantazhin e dy golave deri në minutën e 87-të. Pogba me penallti dhe Lindelof i evituan humbjen e parë norvegjezit Solskjaer. Mori një sukses të rëndësishëm Arsenali me shifrat 2-1 përballë Cardiff City.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...