Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Përballja me CFR Cluj/ “Kërkojmë rezultat pozitiv”, Dellova: Emocione? Jemi mësuar tani  

Ndërsa ka dalë në krah të trajnerit Ilir Daja në konferencën për mediet në prag të sfidës së Ballkanit me CRF Cluj, për fazën e grupeve të Conference League, që do të luhet nesër në orën 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe që do transmetohet ekskluzivisht në “Super Sport 2” në “Digitalb”,  mbrojtësi Lumbardh Dellova u shpreh se janë përgatitur maksimalisht dhe që shpreson që të marrin rezultat pozitiv.

“Duke marrë parasysh edhe kundërshtarin, jemi përgatitur maksimalisht që të japim më të mirën dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv.”-tha Dellova.

I pyetur për gjendjen emocionale të skuadrës, mbrojtësi u shpreh se janë mësuar tashmë dhe ndjehen të qetë.

“Jemi mësuar tani me emocionet dhe nuk jemi të ngarkuar emocionalisht.”-shtoi lojtari i Ballkanit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...