Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Përballja me Skënderbeun, Fagu: Vetëm vetja na tremb  

Zëvendës trajneri i Tiranës, Erbim Fagu ka dalë sot në konferencë për mediat në prag të ndeshjes së javës së 19-ë të Superligës kundër Skënderbeut, që do të luhet të shtunën në orën 16:45.

Duke folur për këtë përballje, ai theksoi se i vetmi kundërshtar dhe që do mund ta pengonte ekipin “bardheblu” drejt titullit kampion është vetja e vet.

Zv.trajneri theksoi ndër të tjera se për të të gjitha skuadra janë të forta dhe se asnjë nuk duhet të nënvlerësohet, përfshirë edhe ekipin e Skënderbeut.

Skënderbeu- Sigurisht që Skënderbeu është në pozita të vështira, por objektivat tona janë madhore dhe do bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën.

Kundërshtari më i fortëMund të themi që ka qenë një fazë e mirë nga skuadra jonë, por besoj se edhe me ndeshjen me Kukësin treguam që jemi një skuadër e mirë për të dalë kampion, por ajo që është e rëndësishme është fakti që ne kemi garë me veten tonë për të dalë kampion.

EuforiaEuforia nuk ekziston, pasi e dimë se pas një ndeshjeje të mirë, ndeshjen tjetër mund ta humbasësh, ndaj nuk ka vend euforia te ne.

Laçi- Laçi është shumë i mirë, nuk duhet të harrojmë edhe Vllazninë, por siç thash që kunb=dërshtari ynë i vetëm është vetja jonë, pasi ekipet e tjera do të prisnin për një humbje tonë.

Ekipet e dobëta- Ky kampionat nuk ka skuadra të dobëta, të gjitha janë konkurrente dhe ne duhet të punojmë për titullin kampion.
[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...