Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Përballje kreu në Drenas, Prishtina kërkon maksimumin ndaj Lirisë

IPKO Superliga do të vijë sot me 3 takimet e tjera të javës së 19 të kampionatit, ku në fushë do të zbresin edhe tre skuadrat e kreut të renditjes, ndërsa të tre sfidat do të startojnë në orën 13:00 dhe do të transmetohen në Supersport 2, 6 dhe 7.

Kështu përballja më e rëndësishme do të jetë ajo e Drenasit, ku kryesuesit e Feronikelit do të presin skuadrën e vendit të tretë, Llapin e Podujevës. Vendasit morën kreun javën e kaluar, duke përfituar nga hapi fals i Prishtinës, ndërsa sot do të tentojnë të nxjerrin jashtë loje njërin prej rivalëve për titull.

Po në orën 13:00, në Prishtinë do të zbresë Liria e Prizrenit, për t’u përballur me skuadrën vendase. Bardheblutë e Josës vijnë pas humbjes në derbin me Flamurtarin dhe do të kërkojnë të rikthehen te suksesi, për të shpresuar në një hap fals te Feronikelit.

Nga ana tjetër, prizrenasit vijnë pas humbjes përballë skuadrës nga Drenasi dhe ndodhen në pozita tejet të vështira në renditje, ndaj ka nevojë urgjente për pikë, që t’i largohet zonës së ftohtë të renditjes.

Sfida tjetër e ditës do të jetë ajo që do të zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës, ku Trepça ’89 do të përballet me kampionët në fuqi të kampionatit, Dritën e Gjilanit. Të dy skuadrat janë shumë larg formës së vitit të kaluar dhe ndryshe nga një sezon më parë, tani luajnë për t’iu larguar sa më shpejt zonës së Play Off-it.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...