Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Përbuzi gjyqtarin e katërt, Koemen pezullohet dy ndeshje

Ronald Koeman është ndëshkuar nga Komiteti i Konkurrencës në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) për shkak të kartonit të kuq që mori në minutën e 66-të të ndeshjes Barça-Granada (1-2). Gjyqtari asturian, Pablo González Fuertes, ia nxori kartonin e kuq pasi holandezi, edhe pse ishte këshilluar më parë, përbuzi gjyqtarin e katërt me fjalët: Çfarë tipi qenke!

Komiteti i Konkurrencës, në zbatim të Nenit 117 të Rregullores Disiplinore, e cila u referohet veprimeve të arbitrave, trajnerëve ose autoriteteve të tjera sportive, vendosi pezullimin e Koemanit në dy ndeshje.

Në këtë mënyrë, Koeman nuk do të jetë në gjendje të ulet në stol në sfidat e rëndësishme që Barça do të luajë kundër Valencias, në Mestalla, këtë të diel (21:00), dhe kundër Atléticos së Madridit, në Camp Nou, më 8 maj.

Sidoqoftë, trajneri holandez do të udhëtojë për në Valencia me pjesën tjetër të ekipit dhe do të shohë ndeshjen nga një zonë të stadiumit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...