Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Përcaktohen çiftet çerekfinaliste të FA Cup, United përballë Wolves

Në përfundim të sfidës së “Stamford Bridge” mes Chelsea-t dhe Manchester United, e fituar 0-2 nga “Djajtë e Kuq”, u hodh shorti për fazën pasardhëse të kompeticionit më të vjetër në botë, FA Cup. Goglat e vendosën Manchestër United përballë Wolverhamptonit, ndërsa Manchester City-t i rezervuan si kundërshtar Swansea City-n. Dy çiftet e tjera janë Watford – Crystal Palace dhe Millwall – Brighton.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen ndërmjet datave 15 dhe 18 mars (nga e premtja deri të hënën).

Fituesit e fazës 1/4 të FA Cup do të përfitojnë nga 720.000 paundë (822.630 euro), pasi Federata Angleze e Futbollit i kishte dyfishuar fondet në fillim të këtij sezoni.

Çerekfinalet:

Swansea City – Manchester City

Watford – Crystal Palace

Wolverhampton Wanderers – Manchester United

Millwall – Brighton & Hove Albion

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...