Kupa e Italisë

Përcaktohen datat dhe oraret e çerekfinaleve të Kupës së Italisë

Janë për caktuar gjatë ditës së sotme edhe oraret e sfidave çerekfinale të Kupës së Italisë, me katër ndeshjet që do të luhen më datat 8, 9 dhe 10 shkurt dhe do të transmetohen ekskluzivisht në SuperSport.

Kështu përballja më interesante e çerekfinaleve është pikërisht sfida Inter-Roma,e cila do të luhet në “San Siro” të martën e 8 shkurtit, me vërshëllimën finale të parashikuar për në orën 21:00.

Një ditë më vonë, të mërkurën në orën 21:00, në mitikun milanez do të luhet një tjetër përballje interesante, siç është ajo mes Milanit dhe Lazios, ndërsa dy sfidat e tjera çerekfinale janë parashikuar për të enjten, konkretisht Atalanta-Fiorentina në orën 18:00 dhe Juventus-Sassuolo në orën 21:00.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency