Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Përcaktohen dy finalistet e Wimbledon, risi për turneun!

Ons Jabeur dhe Elena Rybakina janë dy finalistet e tenisit të femrave në Wimbledon. Tuniziania kaloi me shifrat 2-1 Tatjana Maria, teksa triumfoi me sete 6-2, 3-6, 6-1 duke u bërë kështu e para arabe e cila arrin në një finale të Grand Slam. Sakaq, numri tre i botës së tenisit të femrave do të presë në finalen e së shtunës, Rybakinën.

Tenistja nga Kazakistani, gjithashtu arrin për herë të parë finalen teksa mposhti në dy sete Simona Halep. Edhe pse me më pak eksperiencë se rumunia, sërish 23-vjeçarja, numri 23 i renditjes botërore triumfoi me shifrat 6-3, 6-3. Halep u mundua të rezistonte veçanërisht në setin e dytë, por në fund nuk ia doli dhe freskia e tenistes nga Kazakistani rezultoi vendimtare.

Kështu, në finalen e së shtunës (e ndiqni në Supersport përmes platformës Digitalb), të dyja tenistet do të provojnë për herë të parë shijen e finales ndërsa në të kaluarën janë përballur në tre raste me njëra-tjetrën teksa Jabeur ka një bilanc më të mirë duke qenë se e ka mposhtur Rybakinën në dy raste, ndërsa ka humbur vetëm një herë ndaj saj.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...