Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Përcaktohen skuadrat kampione në Europë, pak dilema për t’u zgjidhur!

Me fundin e sezonit që troket çdo ditë mund të konvertohet në dhënien e një titulli duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë rrethin e kampionateve që ende nuk e kanë thënë fjalën e  tyre të fundit. Këtë fundjavë pamë triumfin e Celtic në Skoci, Zenitit në Rusi,  Crvena Zvezdës në Serbi dhe Salzburgut në Austri, që festojnë kwshtu suksesin  tyre pas një sezoni të luftuar ndërkohë që ish ndihmësi i kombëtarës shqiptare të futbollit Paolo Tramezzani fitoi kampionatin qipriot me Apoel Nicosian. Ndër kampionatet elitarë të kontinentit vijon të mbetet e hapur Premier League, Bundesliga, Eredivisie dhe Primeira Liga portugeze, por referuar fituesve të mëdhënj të fundjavës Zeniti që ja doli falë barazimit ndaj Akhmat Grozny, është rikthyer të jetë kampion në Rusi pas tre vitesh. Ndërkohë Ylli i Kuq i Beogradit u shpall për herë të dytë rradhazi kampion i Serbisë me dy ndeshje avancë.

Festë e madhe edhe për Salzburgun që triumfon për të gjashtin vit rradhazi në kampionatin austriak. Nga ana tjetër në Skoci, Celtic barazon Juventusin në Serinë A italiane duke ngritur trofeun e kampionatit skocez për herë të tetë rradhazi. Triumfi i Paolo Tramezzanit me Apoel Nicosian në kampionatin qipriot flet tashmë për një mundësi kualfikimi gjatë sezonit të ardhshëm të Championsit. Juventus, PSG dhe Barcelona kanë dominuar Italinë, Francën dhe Spanjën ashtu si Young Boys Zvicrën dhe Dinamo e Zagrebit Kroacinë duke mbyllur prej kohësh çështjen e titullit, por nëse disa kampionate janë mbyllur prej kohësh mungojnë ende disa prej titujve të kampionateve të tjerë europianë në këtë foto finish.

Sikundër në Premier League, ku pwrreth ende dueli entuziast mes Manchester City-t dhe Liverpoolit që po lë me frymën pezull opinionin sportiv ndërkombëtar. Më pak ankth projekton titulli i Bundesligës me Bayern Munich që numëron katër pikë avantazhi ndaj ndjekësve të Dortmundit ndërkohë që kanë mbetur vetëm dy ndeshje të fundit për t’u luajtur. Ende i gjallë dueli mes Benficas dhe Portos në kampionatin portugez respketvisht me 81 dhe 79 pikë secila, sikundër edhe Eredivisie në Holandë ku Ajaxi dhe PSV luftojnë në kuotën e 80 pikëve kur kanë mbetur ende 180 minuta për t’u luajtur ndërkohë që tre ndeshje nga fundi kanë mbëtur në Turqi me Gallatasarain dhe Basaksehirin që janë në kotën e 63 pikëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...