Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Përcaktohen sot 4 sfidat çerekfinale, sytë e të gjithëve te derbi i Shqipërisë

Rikthehet Kupa, një mesjavë për të mbyllur llogaritë e turit të dytë, diku me shansin për më shumë hapësirë për ata që kanë gjetur më pak hapësira në kampionat, diku për të tentuar stërkëmbësha historikë ndaj të mëdhenjve, e diku me beteja të ekuilibruara. Sytë e të gjithëve do të jenë në Loro Boriçi aty ku Tirana do të kërkojë një minihakmarrje ndaj Vllaznisë për atë barazim të majit të kaluar që i rrëzoi bardheblutë për herë të parë në historinë e tyre në një kategori inferior. Fitorja 2-0 favorizon ndjeshëm Tiranën e Ze Marias që përballë kuqebluve të Gjokës do të kërkojë të mbrojë dy golat e realizuar në kryeqytet, 2 javë më parë. Tirana-Vllaznia do të keni mundësi ta ndiqni drejtëpërdrejt në Supersport 3 duke filluar që prej orës 13:00.

Përtej derbit të Shqipërisë, nuk mungon interesi as për përballjet e tjera, vecanërisht e ekuilibruar sfida mes Kamzës dhe Teutës, me sfidën e parë që përfundoi 1-1, gjithcka mbetet e hapur, me të dyja skuadrat që tre ditë pas asaj sfide u ndeshën dhe në kampionat ku skuadra e Ndreut fitoi 1-0 me një gol të Racic, për bregdetarët pas zhgënjimeve të kampionatit Kupa mbetet një priritet ndërkohë që jo më pak synon kualifikimin dhe Kamza ku është vendosur premio për kalimin e turit. E hapur mbetet dhe sfida mes Luftëtarit dhe Bylisit mer skuadrën gjirokastrite që i duhet të përmbysë disfavantazhin 2-1 të sfidës së parë për të kaluar përballë mallakastriotëve, skuadra e Hasan Likës morri një sukses të çmuar ndaj Kamzës duke fituar pak oksigjen në kampionat dhe mbetet për t’u parë nëse do të shkarkojë gjithë bateritë në Kupë apo do të mendojë më tepër për sfidën e fundjavës me Partizanin. Nuk pritet të kenë probleme pjesëtarët e tjerë të Kategorisë Superiore, është thuajse një formalitet për Skënderbeun përballja me Besëlidhjen, me akordin e të dy klubeve luhet në Kavajë, Kupa duket një luks për lezhjanët me problemet që po hasin në kampionat dhe në skuadrën korçare Ilir Daja mund t’iu japë një shans për të treguar vlerat atyre që nuk kanë gjetur hapësira në kampionat, pa shumë probleme dhe për Partizanin ndeshja me Pogradecin, me të kuqtë që të hënën e kanë bërë pushim ndërsa këtë të martë janë rikthyer nën urdhërat e Starovës për të përgatitur sfidën. Në grupin e kuq disa lojtarë kanë sakrifikuar duke luajtur me gjendje gripale ndaj Teutës dhe mund të ruhen për në fundjavë. I vendosur përfundimisht duket verdikti për Kukësin që ka fituar 4-1 sfidën e parë me Erzenin me Milinkovic që mund ta shfrytëzojë sfidën për të sqaruar idetë në funksion të ndeshjes së radhës në kampionat ku i duhet me cdo kusht fitorja, Flamurtari pritet që të zbreë në fushë me linjat e dyta në takimin me Turbinën pas fitores tenistike 6-1 në përballjen e parë, ndërsa dhe për Laçin fitorja 3-1 ndaj Lushnjës i mundëson Mezanit që t’i lejojë pushimin ndonjë prej futbollistëve titullarë te Laçi.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...