Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Përcaktohet çiftet e 1/8-ave, dy përballje mes skuadrave të elitës!

Me përfundimin e raundit të 1/16 të Kupës së Shqipërisë ku të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore kanë arritur të avancojnë më tej, janë mësuar edhe çiftet e fazës së 1/8 ku do të kemi dy përballje mes skuadrave të elitës ndërsa ekipet e tjera të Superiores do të përballen me rivalë nga Kategoria e Parë. Në grupin A spikat dueli mes Vllaznisë dhe Flamurtarit me shkodranët që janë dukshëm favoritë për të kaluar më tej, duke parë situatën e vështirë në të cilën ndodhen kuqezinjtë por me kalimin gjërat mund të ndryshojnë për mirë te Flamurtari. Kush kalon mes këtyre dy skuadrave në çerekfinale do të përballe me fituesen e çiftit Erzeni-Teuta. Ndeshje jo shumë të lehta për Partizanin dhe Tiranën që nëse kualifikohen do të vënë në skenë dy derbi të tjera në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Si Partizani ashtu edhe Tirana luajnë ndaj dy skuadrave pretendente për t’u ngjitur në elitë në grupin A të Kategorisë së Parë. Partizani do sfidojë Beselidhjen me të cilët ka kujtime të hidhura pasi lezhjanët i kanë eliminuar nga Kupa dy sezone më parë, ndërkohë që Tirana do të masë forcat me Kastriotin. Në grupin B ndeshja me e fortë është ajo mes Bylisit dhe Laçit, dy skudrave që përballjet në Kupën e Shqipërisë i kanë patur shumë të shpeshta që pas asaj finaleje të zhvilluar mes tyre në vitin 2013. Kush kalon nga ky çift do të sfidojë në çerekfinale me shumë mundësi Skënderbeun që në këtë raund do të sfidojë Besën e Kavajës. Lushnja-Kukësi dhe Apolonia-Luftëtari janë dy përballjet e tjera  të grupit B me Kukësin e bluzinjtë që nëse kalojnë kundërshtarët respektivë do të përballen mes tyre në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Ndeshjet e para të këtij raundi do të luhen në 22 janar të vitit të ardhshëm ndërsa ato të kthimit, në 5 shkurt të 2020-ës.

Turi i Dytë

(22.01.2020 dhe 05.02.2020)

Grupi A                              Grupi B

Besëlidhja-Partizani (C1)            Lushnja-Kukësi  (T1)

Erzeni-Teuta    (C2)                 Besa-Skënderbeu (T2)

Vllaznia-Flamurtari  (C3)            Bylisi-Laçi     (T3)

Kastrioti-Tirana     (C4)                 Apolonia-Luftëtari   (T4)

 

Turi i Tretë

(18.03.2020-08.04.2020)

Grupi A               Grupi B

C4-C1                 T4-T1

C3-C2                 T3-T2

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...