Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Perez do një galaktik te Reali, i dyzuar mes Mbappe dhe Neymar!

Madrilenët e Realit kanë një shans të shkëlqyer për të përfituar shërbimet e një nga dy objetkivave madhorë të cilët i lakmojnë prej kohësh. Neymar dhe  Kylian Mbappe prezantohen atkualisht në një situatë më të lëkunduar se kurrë tek kampionët e Francës ndaj Los Blancos nuk duhet ta humbasin këtë mundësi. Por nëse ekziston një njeri që mund të përfitojë nga ky terren i lëkundur ai është pikërisht presidenti Florentino Perez, më i kualifikuari kur bëhet fjalë për lojtarë të këtij kalibri për lojtarë galaktikë edhe pse të gjithë e dinë se mbyllja me suskes e marrëveshjes për ndonjë nga këta dy lojtarë do të ishte një arritje sensacionale. Luka Jovic, Rodrigo, Militao, Ferland Mendy dhe Paul Pogba të gjithë lojtarë me peshë të rëndë, por sërish duket se nuk përmbushin pritshmëritë e tifozerisë Los Blancos që duhet thënë se e kanë vendosur stekën shumë lart në këtë drejtim. Madje edhe Eden Hazard pavarëisht kualitetit absolut  nuk përmbush të gjitha kriteret për t’u konsideruar një lojtar galaktik , e të klasifikohet në pod me Leo Messin, Cristiano Ronaldon, Mbappe apo Neymar .

Në tregun aktual janë vetëm katër lojtarët galakitkë dhe dy prej tyre që miltiojnë tek PSG për motive të ndryshme duket se nuk janë më të lumtur në Parc des Prince. Prononcimi më i fundit në këtë kontekst erdhi nga 20-vjeçari Mbappe që kërkon fronin e hierarkisë brenda klubit parizien që aktualisht okupohet nga Neymar. Në këtë klub nuk ka më vend për dy perandorë e në këtë mënyrë Reali mund të rrëmbejë një prej tyre. Mbappe është i vetëdijshëm se nëse kërkon më shumë peshë dhe përgjegjësi klubi ideal për këtë kërkesë është ai mbretëror, ndaj me kalimin e tij në Bernabeu dotë niste kështu një epokë e re nën drejtimin e francezit tjetër Zidane drejt suksesve madhore. Për këtë arsye nëse kërkon fronin mund të ulet në atë që ka mbetur bosh nga i larguari Cristiano Ronaldo. Nga ana tjetër edhe  Neymar e ka të qartë se në një pikë të caktuar i duhet të bëjë një hov të ri në karrierën e tij, të shkojë prej një figure biznesi duke lënë gjurmë të thellë na historinë  e futbollit dhe këtë mund ta arrinte nëse shkon tek Los Blancos. Për këtë arsye Neymar, Mbappe  dhe Reali janë të lidhur ngushtë nga interesa madhorë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...