Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Perez habitet nga RedBulli i Verstappen, kërkon hetime për shokun e skuadrës

Max Verstappen u nis nga vendi i nëntë në Çmimin e Madh të SHBA-ve, megjithatë sërish ia doli që ta kalonte i pari vijën e finishit në pistën e Miamit. Holandezi ishte i papërmbajtshëm dhe me njëvendëshen e tij në formën më të mirë të mundshme, nuk hasi rivalë. Madje, parakaloi lehtësisht edhe RedBullin e shokut të skuadrës Sergio Perez.

Meksikani që në këtë sezon ia ka dalë të fitojë dy gara pretendon se mund ta rivalizojë dy herë Kampionin e Botës dhe në fundin e sezonit mund ta largojë nga froni. Ambiciet e Perez vërtetohen edhe më shumë pas garës së Miamit teksa piloti numër dy i RedBullit kërkoi nëj investigim nga ana e skuderisë së tij, se pse makina e Verstappen ishte shumë më e shpejt se e tija.

Lexo edhe:

“Verstappen ishte shumë më i shpejtë se unë në pistën e Miamit dhe kjo ishte e dukshme, nuk ka nevojë për shumë fjalë. Por, unë dua të kuptoj pse Redbulli i tij ishte aq shumë i avantazhuar nga makina ime, duhet të investigojmë. Është e rëndësishme çfarë mund të përmirësojë pasi në garën e radhës në Imola, duhet që të rikthehem në nivelin më të mirë”, u shpreh Perez.

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Featured

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara...