La Liga

Perez i fiksuar pas Loew, gjermani drejt stolit të Realit

Florentino Perez i fiksuar pas Joachim Loew. Trajneri i përfaqësues gjermane vazhdon të mbetet dëshira kryesore e presidentit të Realit të Madridit për t’i besuar stolin e Los Blancos. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle drejtuesit e Realit kanë nisur bisedimet me gjermanin dhe gjasat janë që Loew të marrë drejtimin e klubit merengues pas Botërorit, Rusi 2018-të, periudhë që pritet t’i vijë fundi edhe aventurës së Zinedine Zidane në krye të Los Blancos. Duke parë ecurinë e dobët të Realit të Madridit në këtë sezon, trajneri francez pritet të shkarkohet në mënyrë që një tjetër teknik i cili është shpallur kampion Bote me Gjermaninë të ulet në stolin e Los Blancos.

To Top