Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Perez i “fiksuar” pas Milinkovic-Savic, ofron 50 mln euro dhe James

Florentino Perez nuk heq dorë nga Sergej Milinkovic-Savic. Presidenti i Realit të Madridit është i fiksuar pas mesfushorit serb të Lazios të cilin dëshiron ta transferojë me çdo kusht në skuadrën e tij gjatë verës së ardhshme. Për të bindur drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare dhe presidentin Lotito, Reali ka bërë gati një ofertë të re shumë interesante që mund t’i pëlqejë klubit bardhekaltër. Merenguesit janë gati të vendosin në pjatë 50 milionë euro, plus kartonin e kolumbianit James Rodriguez për të bindur lacialët të lejojnë largimin e Milinkovic-Savic. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigjia e drejtuesve të Lazios ndaj interesimit të Realit të Madridit, por dëshira e futbollistit mund të rezultojë përcaktuese në këtë transferim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...