Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Perez injoron Mbappe dhe Haaland: Te Reali luajnë Vinicius dhe Rodrygo!

Triumfi i fundit i një lojtari “madrilen” në çmimin prestigjioz individual më të rëndësishëm për një futbollist i takonte pesë herë fituesit të Topit të Artë Cristiano Ronaldo. Megjithatë, kjo i mbetet historisë, pasi një tjetër “madrilen” ka pasuar portugezin dhe ai është Karim Benzema.

Vetë presidenti Florentino Perez ka uruar sulmuesin francez për fitimin e Topit të Artë, duke vënë në dukje edhe raportin e shkëlqyer të këtij çmimi me lojtarët e Real Madrid.

“Historia mes Topit të Artë dhe lojtarëve të Real Madridit është si një histori dashurie, njëjtë si ajo mes Realit dhe Champions League. Dua të kthehem pas në kohë, më saktësisht 13-vite pas, kur isha te shtëpia e Benzemasë. Ishte shumë i ri dhe nuk kishte bindje në vetvete se do ta fitonte Topin e Artë dhe të bëhej lojtari më i mirë në botë. Benzema më është dukur gjithmonë si një përzierje mes Zidanit dhe Ronaldos. Më në fund Benzema është më i miri në botë. E ka merituar plotësisht sepse është më i miri në tre-katër vitet e fundit”, tha Perez.

Në pronocimin për mediat, presidenti Perez nuk mund t’i shpëtonte temës më të nxehtë në merkaton verore e cila është shfaqur sërish në skenë. Dëshira e Kylian Mbappe për t’u larguar nga Paris Saint German.

“Nuk është se jam mërzitur me këtë temë, por nuk lexoj më asgjë për këtë çështje. Ne patëm një verë të mirë dhe tani nuk përbën më aspak sens. Lojtarët tanë po bëjnë një përparim të shkëlqyer. Rodrigo dhe Vinicius janë dy prej tyre.  Sigurisht unë i shoh të dy si prentendentë për të fituar Topin e Artë në të ardhmen. Real Madrid shikon vetëm lojtarët që ka në organikë dhe nuk është aspak keq për ne. Camavinga, Valverde, Militao, Tchouameni janë të rinj me një të ardhme premtuese”, u shpreh Perez.

Gjithashtu, Perez u pyet edhe për sulmesin e Manchester City, në qoftë se ekziston një klazolë për Haaland në verën e vitit 2024, për t’u transferuar te Real Madrid. “Nuk e kam idenë, siç e thashë edhe më parë ne në organikë kemi lojtarët më të mirë në botë”, përfundoi numri një i Los Blancos.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...