Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

“Perez ma tha troç”, Laporta zbulon bisedën me presidentin e Realit

Fitimi i Superkupës së Spanjës, aq më tepër përballë rivalëve të përjetshëm të Realit të Madridit, ka gëzuar shumë Joan Laportën.

Presidenti i Barcelonës komplimentoi lojtarët dhe trajnerin Xavi për triumfin 3-1 në finalen e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.

Kreu i klubit katalanas zbuloi për RAC1 bisedën e zhvilluar pas ndeshjes me Florentino Perez, homologun e tij.

 

U takuam së bashku pas ndeshjes. Perez e pranoi humbjen me shumë sportivitet dhe vuri në dukje lojën tonë shumë të mirë.

Biseduam edhe rreth spektaklit që krijon një El Clasico si Real Madrid-Barcelona dhe rëndësisë së finales”, u shpreh Laporta.

Barcelona mposhti 3-1 Realin dhe fitoi Superkupën për herë të 14-të në histori, ndërsa “Los Blancos” ndjekin me dy suksese më pak.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...