Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Perez nuk dorëzohet për Allegrin, pret fundin e sezonit

Nga Spanja mbërrin një spekulim i fortë mediatik, që duket se trondit qetësinë e bardhezinjve të Juventusit. Sipas programit televiziv “El Chiringuito”, me tematikë dedikuar çështjeve të Real Madridit, Massimiliano Allegri është i përzgjedhuri i presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez, për stolin e klubit madrilen në sezonin e ardhshëm. Pas refuzimit të verës së shkuar nga ana e trajnerit italian, numri 1 i kampionëve të Europës është gati për një sulm të dytë në drejtim të 51-vjeçarit. Me pak fjalë, Reali nuk dorëzohet për Allegrin, duke synuar me ngulm shërbimet e tij. Në këtë mënyrë, në Spanjë tanimë janë të bindur se operacioni këtë herë mund të konkludojë me sukses, një spekulim që mund të pritet me skepticizëm në Itali, por që në thelb është i bazuar, pasi është fakt që “Max” mbetet preferenca e parë për presidentit e klubit mbretëror.

Deklaratat e bëra nga programi spanjoll duket se ecin në të njëjtën linjë me atë që publikojnë mediat e shkruara në Spanjë, që e japin të sigurt faktin se tashmë drejtuesit e Realit kanë hequr dorë nga ideja Pochettino, për të hedhur të gjithë bastin vetëm në një emër, në atë të trajnerit toskan. Në të vërtetë, Allegri mund të jetë realisht në një udhëkryq të karrierës pas kaq shumë fitoresh të arritura në stolin e klubit torinez. Kontrata e trajnerit juventin skadon në 2020-ën, por edhe këtë vit ai do të tentojë Championsin me forcën e shtuar në organikë, atë të fenomenit CR7. Në rast se Juvja do t’ia dalë nbanë për të arritur objektivin e madh, Allegri mund të vendosë ta mbyllë në majën e Olimpit eksperiecën e tij me Juven, për t’i dhënë jetë më pas një tjetër etape, duke pranuar vlerësimin e Perezit.

Hipoteza e fundit në Spanjë mendohet e vlefshme edhe në rast se Allegri nuk ia del të arrijë trofeun tabu të Championsit. Meqë në Spanjë kalimi e tij në Madrid shihet shumë konkret, kanë nisur të mendojnë edhe për zëvendësuesin e tij në stolin e bardhezinjve, ku sipas tyre do të ulet pikërisht francezi Zinedine Zidane.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...