Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Perez nuk përmbahet, ofron 120 mln € euro për yllin e Botërorit

Josko Gvardiol ishte një ndër surprizat më të bukura në Botërorin e Katarit. Qendërmbrojtësi shkëlqeu me Kroacinë duke u shfaqur lideri i prapavijës së kombëtares që fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës.

Vetëm 20 vjeç, por shumë personalitet dhe klas te djaloshi nga Zagrebi, i cili është pjesë e Leipzigut prej verës së vitit 2021, me klubin e Bundesligës që pagoi 19 milionë euro në arkat e Dinamos për kartonin e tij.

Reali i Madridit e ka piketuar prej kohësh si përforcimin ideal për qendrën e mbrojtjes. Drejtuesit e “Los Blancos” janë takuar dy herë gjatë dy javëve të fundit me homologët gjermanë.

Kampionët e Europës kanë ofruar 120 milionë euro duke përfshirë bonuset, shumë që do paguhet në dy këste. Bisedimet vazhdojnë, për Gvardiol interesohen edhe City e Chelsea, por Reali mbetet në “pole”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...