Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Perez paralajmëron Verstappen: Nuk ka më “hapje krahu”

Sezoni i fundit u mbyll me një krisje mes shokëve të skuadrës tek Red Bull, Sergio Perez dhe Max Verstappen. Ishte holandezi i cili në garat e fundit të sezonit, nuk pranoi t’i hapte krahun meksikanit me këtë të fundit që reagoi ashpër duke pretenduar se ai gjithnjë e ka ndihmuar Kampionin e Botës.

Tashmë, kur jemi në vigjilje të sezonit të ri (Çmimi i Madh i Bahreinit më datë 5 mars), Perez paralajmëron Verstappen se nëse nuk gjen mbështetje te Verstappen, atëherë edhe ai do t’i kthejë shpinën.
Lexo edhe:

“Është shumë e rëndësishme të punojmë si skuadër dhe sigurisht që në momentin që do të shoh se nuk kam mbështetje nga Verstappen, atëherë edhe unë do të reagoj në të njëjtën mënyrë.

Kjo është e sigurt dhe logjike, por nuk pres që të kemi një marrëdhënie të tensionuar. Jemi të vetëdijshëm se përpara do të kemi një sezon të vështirë dhe të ngarkuar, në garë për titullin janë gjashtë makina. Duhet të punojmë si skuadër në pjesën më të madhe të garave për të pasur sukses në fundin e sezonit”, u shpreh Perez.

Në sezonin e fundit, meksikani fitoi vetëm dy gara duke e mbyllur kampionatin në vendin e dytë me 149 pikë pas kampionit Max Verstappen.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...