Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Perez prezanton Lopeteguin dhe sulmon Spanjën: Duan të dëmtojnë imazhin e Realit të Madridit

Vetëm 2 ditë pasi Reali i Madridit e zyrtarizoi si trajnerin e ri të skuadrës për 3 sezonet e ardhshme, dhe vetëm 1 ditë pasi Spanja e shkarkoi nga detyra si trajneri i kombëtares, Julen Lopetegui u prezantua nga Los Blancos. Në konferencën e prezantimit të trajnerit të ri fillimisht fjalën e mori presidenti i Realit Florentino Perez i cili akuzoi kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, Rubiales për mënyrën sesi u soll me Lopeteguin.

“ Arritëm një akord dhe vendosëm ta bëjmë publik si një akt transparent përpara Botërorit për të mos dëmtuar punën e ekipit përfaqësues gjatë kampionatit botëror.Ia komunikova këtë presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, një marrëveshje që ka të bëjë me të dyja palët. Ishte një akt mëse normal por ata organizuan një konferencë për shtyp ditën pasardhëse. Ishte një reagim absurd krenarie dhe një keqkuptim i madh.Disa persona përfitojnë nga çdo lloj motivi për të diskredituar Realin e Madridit. Bëhet fjalë për futbollistë profesionistë dhe ky vendim mendoj se nuk do të prekte aspak lojtarët të cilët do të bëjnë gjithçka për t’u shpallur kampionë bote. Nuk ka asnjë argument që më ndryshon mendimin që Lopetegui të mos ishte nesër në stolin e Spanjës, në debutimin në Botëror. Nuk më pëlqen viktimizimi por e gjitha kjo u bë për të dëmtuar imazhin e Realit të Madridit”.

I prekur dhe me lot në sy Julen Lopetegui theksoi se ajo djeshmja ishte dita më trishtë e jetës së tij që pas ndarjes nga jeta të së ëmës. Megjithatë ish trajneri i Portos nuk mund ta fshihte kënaqësinë që është rikthyer në një klub të madh si Reali i Madridit ndërsa shtoi se do të bëjë gjithçka për të mbajtur në skuadër Cristiano Ronaldon pasi e konsideron si futbollistin më të mirë në botë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...