Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Përfaqësuesit e Oaktree në zyrat e Interit, konfirmohen drejtuesit e klubit

Përfaqësuesit e Oaktree në zyrat e Interit, konfirmohen drejtuesit e klubit

Fondi amerikan me zyra në Kaliforni, Oaktree është zyrtarisht pronar i Interit që prej mëngjesit të sotëm, kur vendosi të marrë kontrollin e aksioneve, pasi grupi kinez Suning dështoi të shlyejë këstin e kredisë prej 395 milionë eurosh.

Fill pas komunikatës zyrtare, përfaqësues të fondit zbarkuan në zyrat e klubit zikaltër në Milano, ku konfirmuan edhe drejtuesit e rinj, të cilët do të kenë misionin të mbajnë në nivele të larta skuadrën e Simone Inzaghit, e sapo-shpallur kampione e Italisë.

Në fakt ishte një konfirmim, pasi fondi amerikan ka vendosur t’u besojë menaxhimin e skuadrës të njëjtëve njerëz që kanë punuar edh në epokën e Zhang dhe kanë mbajtur Interin në nivele të larta, duke fituar edhe dy tituj kampionë në 4 sezonet e fundit.

Kështu Alessandro Antonello do të vijojë të mbetet CEO i zikaltërve, ndërsa Administratori për Çështjet Sportive është konfirmuar Giuseppe Marotta, i cili do të vijojë të ketë në staf Piero Ausilion si drejtor sportiv.

Lexo edhe:

Konfirmimi i drejtuesve të lartë, por edhe komunikata zyrtare e Oaktree, ku merr angazhimin për të rritur edhe më shumë skuadrën në të ardhmen e për ta mbajtur në lartësinë e historisë së saj, ka ngrohur jo pak tifozerinë zikaltër.

Tashmë pritet që shumë shpejt të japin dorëheqjen anëtarët e Këshillit të Administrimit, për t’u zëvendësuar nga njerëz të tjerë, përfaqësues të Oaktree dhe më pas të nisë puna për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...