Premier League

Përfitojnë shifra marramendëse, liga angleze synon të lërë “thatë” agjentët e futbollistëve

Ndoshta ekziston një mënyrë që agjentët e futbollistëve të mos fitojnë kaq shumë para sa përfitojnë aktualisht si komision për transferimet e klientëve të tyre drejt kampionateve të ndryshme dhe Premier League po e studion këtë hipotezë. Propozimi që kanë hedhur në tryezë disa nga krerët më të lartë të futbollit anglez është që të jenë vetëm futbollistët ata që paguajnë menaxherët e tyre dhe jo klubet. Shqetësimi i Premier Leagues mbi këtë çështje ka të bëjë me faktin se vetëm në merkaton e fundit të transferimeve menaxherët kanë përfituar në total shifrën impresionuese të 250 milionë eurove. Liga angleze e futbollit synon që diçka e tillë të mos përsëritet më dhe të mos kemi një tjetër rast si ai i Mino Raiolës i cili për transferimin e Paul Pogba te Manchester United përfitoi shifrën e çmendur të 49 milionë eurove.

To Top