Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Përforcim nga Reali, Granada e Uzunit “blindon” mbrojtjen

Granada u rikthye në La Liga dhe drejtuesit e klubit ku bën pjesë edhe Myrto Uzuni po punojnë për të përforcuar skuadrën. Që ka si objektiv mbijetesën.

Një “dhuratë” nga Reali për Granadën. “Los Blancos” kanë huazuar mbrojtësin Jesus Vallejo, i cili aktivizohet në qendër dhe në krahun e djathtë të prapavijës.

26-vjeçari ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje gjatë dy sezoneve të fundit me skuadrën e Carlo Ancelottit.

Lexo edhe:

Mungesa e hapësirave ka ndikuar që të rikthehet tek Granada, skuadër me të cilën luajti në periudhën janar 2020-qershor 2021.

Vallejo ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Spanjës. Ai është grumbulluar edhe me skuadrën e parë, por nuk ia ka dalë të debutojë dot.

Tani rikthehet te Granada, ku sezonin e kaluar Myrto Uzuni realizoi 23 gola, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ngjitjen e skuadrës në elitën e futbollit spanjoll.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...