Abissnet Superiore

Përforcimi i katërt për Gegën, Kukësi prezanton sulmuesin nga Shkupi

Kukësi ka prezantuar afrimin e katërt në merkato. Klubi verilindor ka forcuar repartin e sulmit me Jakup Berishën, siç njoftoi Supersport dhjetë ditë më parë.

22-vjeçari nga Shkupi ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Kukësin. Berisha luan si sulmues i djathtë, ndërkohë që më parë është aktivizuar me klube si Shkëndija, Shkupi, Vardar dhe Pelister Bitola.

Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Jakup Berisha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi i krahut ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Kukësi bën goditjen e parë në merkato, firmos me talentin maqedonas

Sulmuesi 22-vjeçar vjen nga kampionati maqedonas, ku së fundmi ishte pjesë e Pelister. Në të shkuarën, Berisha ka luajtur edhe me ekipe si Shkëndija e Tetovës, Shkupi e Vardari ndërsa ka qenë edhe pjesë e moshave të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Jakup”, lexohet në postimin zyrtar t klubit të Superiores.

Berisha është afrimi i katërt për skuadrën e Skënder Gegës pas Antonio Ilieski (mbrojtje), Kristi Kote (mesfushë) dhe Ante Zivkovic (sulm).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency