Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Përforcimi i parë për Piolin, Milanin arrin akordin me Chelsea

Drejtuesit e Milanit janë shumë afër zyrtarizimit të blerjes të parë në këtë merkato verore. Kuqezinjtë kanë piketuar Ruben Loftus-Cheek si përforcimin e duhur për mesfushën.

27-vjeçari është një nga lojtarët që do të largohen nga Chelsea, klub nga i cili ka dalë si futbollist. Lojtari shtatlartë, i cili numëron edhe 10 ndeshje me kombëtaren angleze, ka luajtur edhe me Crystal Palace e Fulham.

Lexo edhe:

Milani ka gjetur gjuhën e përbashkët me Chelsea mbi bazën e 15 milionë eurove. Loftus Cheek është një objektiv i kahershëm i klubit italian.

Mesfusha e Stefano Piolit ka nevojë për përforcime. Pasi trajneri ka humbur shërbimet e Sandro Tonalit (Newcastle) dhe Ismaël Bennacer (i dëmtuar).

Loftus Cheek zhvilloi 33 ndeshje gjatë sezonit të fundit me Chelsea, teksa dhuroi dy asiste për shokët e skuadrës.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...