Sezoni i Manchester United mund të konsiderohet pozitiv duke qenë se “Djajtë e Kuq” janë vetëm në vitin e parë nën udhëheqjen e trajnerit Erik Ten Hag dhe aktualisht pozicionohen në vendin e katërt të Premier League duke siguruar pjesëmarrjen në Champions League ndërsa nuk mund të mënjanohet edhe trumfi në Carabao Cup teksa është edhe në finalen e FA Cup.
Një nga lojtarët që ka kontribuar më së shumti këtë sezon te United është mbrojtësi Lisandro Martinez. Argjentinasi i transferuar në verë nga Ajax për shifrën e 55 milionë paundëve ka justifikuar totalisht besimin e drejtuesve dhe teknikut Ten Hag teksa është shndërruar në një lider duke fituar menjëherë vendin e titullarit.
Lexo edhe:
- Ndryshime në kombëtaret e moshave/ Largohet trajneri i njohur, Bulku rritet në detyrë
- VIDEO/ Goli i parë në Rumani, Hoxhallari merita në fitoren UTA Arad
- VIDEO/ Tjetër gol në Ukrainë, Seferi “nderon” Vorsklan
- Refuzojnë fanellat me ylber, 5 titullarë trajnerit: Mos na llogarit për ndeshje!
Performancat e 25-vjeçarit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit të cilët përgatiten që në fundin e sezonit t’i dhurojnë një bonus në lidhje me pagën sezonale. Aktualisht, Lisandro Martinez përfiton 120.000 paund në javë ndërsa pas përfundimit të këtij sezoni, kësaj shume pritet t’i shtohen edhe 50.000 paund të tjera.
Kujtojmë se në fillimet e tij me United, Martinez mori shumë kritika teksa të shumtë ishin ata të cilët e shihnin mungesën e shtatlartësisë së tij si një mangësi, por argjentinasi në fund ja ka dalë të “heshtë” zërat kundër dhe të fitojë besimin e tifozëve, opinionistëve dhe mbi të gjitha të trajnerit Ten Hag.
Për momentin Lisandro Martinez është i dëmtuar pas një problemi në ndeshjen e muajit të kaluar ndaj Sevillas në Europa League dhe me shumë mundësi nuk do të mund të rikthehet sërish në fushë për pjesën e mbetur të sezonit.
Lexo edhe:
