Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Performancat në javën e nëntë, njihuni me statistikat e plota të pesë dueleve të Superiores

Java e fundit e fazës së parë në Abissnet Superiore prodhoi 15 gola. Asnjë skuadër udhëtuese nuk fitoi, teksa triumfi 2-1 e Kukësit ndaj Tiranës – që pësoi humbjen e parë sezonale – e ka bërë kampionatin dhe garën për kreun më interesante.

Vllaznia-Kastrioti 3-1: Tre gola për fitoren e tretë radhazi në kampionat për Vllazninë. Ekipi shkodran e mbajti topin më shumë se krutanët, u shfaq më mirë në gjuajtjet në portë, pasimet e sakta  dhe driblimet e tentuara e të realizuara. Baraspeshë në duelet e fituara, teksa ekipi krutan humbi më shumë topa se kuqeblutë e Thomas Brdaric.

Partizani-Laçi 1-1: “Demat” janë abonuar me barazimin 1-1 (hera e gjashtë në fazën e parë), ndërsa bardhezinjtë vijojnë të shfaqen të pamposhtur me Mirel Josën në stol. Avantazh i lehtë i ekipit kurbinas në mbajtjen e topit, me Laçin që dominoi në driblimet e tentuara dhe të realizuara, por dhe duelet e fituara. Më mirë skuadra kryeqytetase në goditjet në portën kundërshtare dhe pasimet e sakta.

Teuta-Skënderbeu 2-2: Në Kamzë u luajt një nga ndeshjet më të bukura të javës së nëntë. Më mirë kampionët në fuqi në mbajtjen e topit, goditjet në portë, pasimet e sakta dhe duelet e fituara. Ndërkohë, skuadra e Edi Martinit humbi më shumë topin se korçarët e Migen Memellit, që ia dolën të realizojnë me sukses dy driblime më shumë se ekipi kundërshtar.

Dinamo-Egnatia 1-1: Ndeshje e bukur u luajt në “Elbasan Arena”, aty ku nuk munguan penalltitë, VAR-i dhe rastet e shumta të humbura. “Blutë” dominuan në mbajtjen e topit (57%), goditjet në portë dhe pasimet e sakta. Baraspeshë totale në duelet e fituara, topat e humbur dhe driblimet e realizuara me sukses.

Kukësi-Tirana 2-1: Pjesa e dytë e ndeshjes që u luajt në “Loro Boriçi”, ishte e mbushur me emocione të forta. Verilindorët mbajtën më shumë topin dhe ishin shumë më mirë në pasimet e sakta. Baraspeshë në gjuajtjet në kuadrat, teksa bardheblutë e Shehit triumfuan sa i përket dueleve të fituara dhe driblimeve të tentuara e atyre të kryera me sukses.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...