Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Përfundojnë bonuset për Interin, ndaj Cagliarit objektivi i vetëm, fitorja

Për Interin bonuset kanë përfunduar, deklaratë kjo e trajnerit Luciano Spalletti. Sot në mbrëmje zikaltrit do të sfidojnë Cagliarin në San Siro me një objektiv të vetëm fitoren për të vazhduar luftën për të kapur zonën Champions në fund të kampionatit. Në sfidën hapëse të javës së 33-të të Serisë skuadra e Spallettit duhet të gjejë golat dhe fitoren që i mungojnë prej 3 ndeshjesh. Icardi dhe Perisic duhet t’i bëjnë më mirë detyrat e tyre pasi Championsi për Interin kalon nga kjo sfidë e lehtë në letër por delikate në fushë. Megjithatë në 6 javët e mbetura, takimi ndaj Cagliarit konsiderohet edhe si më i lehti për zikaltrit pasi skuadra sarde në këtë ndeshje do të ketë edhe disa mungesa të rëndësishme siç janë dy mesfushorët talenti Barella dhe Cigarini të cilët janë të skualifikuar për shkak kartonësh, pa harruar mungesat e Dessenas, Deiolas dhe Joao Pedros. Te Interi grupi është i plotë pasi Spalletti ka rikuperuar Vecinon i cili do ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërkohë që Brozovic rikthehet titullar në kabinën e regjisë pas mungesës për shkak pezullimi në transfertën e Bergamos ndaj Atalantës. Me një fitore Interi do të ngjitej përkohësisht në vendin e 3-të ndërkohë që Spalletti ashtu si ndaj Atalantës dhe përballë Cagliarit pritet të aplikojë skemën me 3 mbrojtës. Por të apasionuarit e futbollit italian mbrëmjen e kësaj të marte përveç ndeshjes Inter-Cagliari në ekranin e Supersport do të kenë mundësi të ndjekin edhe takimin shumë interesant të javës së 36-të të Serisë B, Citadella-Palermo.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...