Marin Cilic siguroi biletën e parë finale në grand slamin Australian Open. Tenisti kroat mposhti 3-0 me sete, 6-2, 7-6, 6-2, britanikun Edmund dhe tashmë pret të njohë kundërshtarin sfidës së fundit të turneut të Melbourne, që do të jetë fituesi i çiftit Federer – Chung.
Cilic ishte superior ndaj rivalit të tij, duke vuajtur disi vetëm në setin e dytë, të cilin e fitoi me “tiebreak” 7-4.
U pa qartë që në setin e parë që fitorja po anonte nga tenisti kroat, pasi Edmund u thye në shërbim në dy gejme, në të gashtin dhe të tetin.
Në setin e dytë asnjëri prej tyre nuk u thye në shërbim, por në “tiebreak” Edmund gaboi dy herë, duke humbur mundësinë për t’u kthyer në lojë.
Seti i tretë nuk pati shumë histori, me Cilic që humbi vetëm dy gejme.
Pavarësisht eliminimit, kualifikimi deri në gjysmëfinale mund të konsiderohet arritje e madhe për Edmund, numri 49 në renditjen botërore.
