Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Përfundon në mënyrë të shëmtuar lidhja e Zaniolos me Romën, largohet si “hajdut” nga kryeqyteti

Zaniolo
Zaniolo drejt Premier Leagues

Nicolo Zaniolo dhe Roma mund të konsiderohet tashmë një histori e mbyllur, madje e mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme. Sulmuesi pret që në orët e ardhshme të njihet me klubin e ri ku do të vijojë karrierën ndërsa faktin se lojtari nuk e respektoi sa duhet klubin që i besoi maksimalisht, nuk ia falin tifozët verdhekuq.

Këta të fundit arritën deri në pikën e fundit, duke u mbledhur në masë dhe duke e ofenduar e kërcënuar poshtë shtëpisë Nicolo Zaniolon. Kështu, 23-vjeçari sipas asaj që raporton Sky Sport është detyruar të largohet natën nga kryeqyteti pa shkaktuar zhurmë teksa i është drejtuar vendlindjes së tij, Spezia.

Zaniolo do të presë në qetësi orët e fundit të merkatos ndërsa së fundmi nga profili i tij në rrjetet sociale ka larguar çdo lidhje me Romën duke u konsideruar kështu një lojtar i lirë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...