Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Përfundon takimi i dytë Agnelli-Allegri, ka sërish “tym gri”

Ka përfunduar edhe takimi i dytë mes Andrea Agnellit dhe Massimiliano Allegrit, që këtë herë u zhvillua edhe në praninë e zëvendës presidentit të Juventusit, Pavel Nedved dhe Drejtorit Sportiv, Fabio Paratici.

Pas më shumë se dy orësh takim mes të katërve, nuk është marrë asnjë vendim nëse bashkëpunimi me Allegrin do të vijojë, apo do të ndërpritet në fund të këtij sezoni, ndërsa gjithçka është shtyrë për nesër, në një takim të tretë.

Allegri kërkon të vijojë te Juventusi, por për të synuar Championsin kërkon të afrohen në skuadër emra të mëdhenj gjatë merkatos së verës, ndërsa ka bërë edhe një listë me “të padëshiruar”, ku bëjnë pjesë emra si Dybala, Pjaniç, Alex Sandro dhe Cancelo.

Megjithatë dy drejtuesit e tjerë, Nedved dhe Paratici janë kundër trajnerit në këtë pikë, pasi mendojnë se skuadra është tashmë e fortë dhe ka nevojë vetëm për ndërhyrje të vogla, në reparte të caktuara.

Nëse palët nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, nuk përjashtohet mundësia që Agnelli të vendosë shkarkimin që këtë verë të Allegrit, trajner me të cilin fitoi 5 herë radhazi kampionatin, ndërsa kandidatët për ta zëvendësuar janë Pochettino, Guardiola dhe Conte.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...