Roger Federet pritet të rikthehet në Wimbledon, natyrisht jo për të dhuruar magjinë në fushat e tenisit, por në funksionin e një analisti. Mediat britanike kanë bërë të ditur se tenisti, i cili pak muaj më parë u tërhoq pas një karriere fantastike, është gati për të nisur një aventurë të re si një specialist në studio.
Federer është në bisedime me BBC dhe mund të jetë blerja më e re e gjigantëve mediatik, me zviceranin që është një ikonë e tenisit e natyrisht me pozicionin e tij do të tërhiqte jo pak audiencë. Gjasat janë që palët të arrijnë marrëveshjen dhe 41-vjeçari të jetë pjesë e Wimbledon që këtë edicion, këtë herë i veshur me kostumin e analistit.
Federer ka patur një karrierë fantastike me 22 Grand Slame te fituar, duke thyer shumë rekorde. Megjithatë, ai mori vendimin për të lënë këtë sport e për t’iu dedikuar familjes, por në anën tjetër për të duket se do të ketë vend gjithmonë në sportin që i dedikoi jetën e tij.
